LSH: Mungesa e ligjit është më e pranueshme se një zgjidhje që ua lë politikanëve maqedonas të vendosin për fatin e shqiptarëve

Lidhja Shqiptare reagoi menjëherë pas deklaratave të bëra sot nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me Propozimligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.

Të lidhura

None found

Kjo parti e cilësoi skandaloz pohimin e Gashit se një ligj i mangët për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat është më i mirë sesa të mos ketë fare ligj. Sipas reagimit, edhe më problematik është fakti që të njëjtën pikëpamje e ndajnë bashkëkryetarët e VLEN-it.

Lidhja Shqiptare vlerëson se është më mirë të mos miratohet asnjë ligj, sesa të pranohet një akt që, sipas saj, i rikthen shqiptarët te diferencimet politike të periudhës pas vitit 1981.

Duke sqaruar qëndrimin e saj për opinionin, partia thekson se e drejta e përfaqësimit duhet të mbetet vetëm në Kushtetutë, në vend që të miratohet propozimi aktual i Qeverisë. Lidhja Shqiptare argumenton se teksti nuk përmban sanksione dhe mekanizma zbatimi, ndërsa parashikon vetëm heqjen e kuotave etnike gjatë punësimit.

Sipas partisë, një zgjidhje e tillë synon t’i kthejë të drejtat e shqiptarëve në kohën e diferencimeve politike që pasuan vitin 1981 në ish-Jugosllavi. Në këtë mënyrë, siç thuhet në reagim, e ardhmja e shqiptarëve, e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tyre do të varej nga vullneti i mirë ose i keq i politikanëve maqedonas. Lidhja Shqiptare u drejtohet përfaqësuesve politikë duke u thënë se nuk kanë të drejtë të bëjnë tregti me të drejtat e shqiptarëve.

Në përmbyllje, partia e Selës ironizon qëndrimet e Gashit në mbështetje të pushtetit, duke aluduar për afërsinë me OBRM-PDUKM-në. Ajo i rikujton atij shembullin me bretkosën, të cilin e përdorte kur ishte në opozitë, dhe i drejtohet me fjalët: “Prandaj, Afrim Gashi, meqë e ke për zemër alegorinë me bretkosën, po ta nxeh ujin dikush avash-avash”.


Shtuar 30.07.2026 19:50

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişWettseitenAirezsama