Ngjarja e rëndë në Shkodër/ Humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën, u jepet sot lamtumira e fundit nënës dhe dy fëmijëve të mitur

Këtë të enjte, përcillet për në banesën e fundit nëna dhe dy fëmijët e saj, të cilët humbën jetën tragjikisht në zjarrin e një banese në Domen të Postribës në Shkodër.

Bleona Çelaj, 24-vjeçe, dhe dy fëmijët e saj të mitur, Amari 3-vjeç dhe Anuari 1-vjeç, humbën jetën në zjarrin tragjik ditën e djeshme në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të enjte, më 30 korrik, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Domit.

Pritja dhe përcjellja e ngushëllimeve do të zhvillohet te “Shpëtimi” në Golem, ndërsa familja do të presë vizita ngushëllimi për tre ditë.

Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, pasi nëna dhe dy fëmijët e saj humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.


Shtuar 30.07.2026 11:06

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet