Në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka firmosur disa urdhra kontrolli.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente për të zbatuar urdhrat e firmosur nga gjyqtari i hetimeve paraprake.
Të lidhura
None found
Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, për të cilat kanë lindur dyshime gjatë hetimeve.
Këto veprime hetimore, kryhen në kohën kur SPAK vendosi të zgjasë hetimet edhe për 3 muaj për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilën e ka ftuar të paraqitet me datë 31 korrik, ndonëse Balluku ka kërkuar një datë tjetër duke pretenduar se ka angazhime.
Belinda Balluku, po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje barazie ne tendera.
