Paralajmërim nga Mbrojtja Civile: Vala e të nxehtit shton rrezikun për zjarre, apel për vigjilencë maksimale

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar se për shkak të temperaturave të larta që pritet të përfshijnë vendin ditët në vazhdim, rreziku për shpërthimin e zjarreve është në rritje të ndjeshme.

Në një njoftim për shtyp, institucioni u bën thirrje bashkive, prefekteve dhe ekipeve operative të terrenit që të mbajnë gati burimet njerëzore dhe pajisjet, si dhe të ndërhyjnë pa vonesë sapo shfaqet ndonjë flakë.

Të lidhura

None found

Po ashtu, AKMC apelon tek popullata që të zbatojnë rregullat parandaluese dhe të shmangin ndezjen e zjarrit në natyrë apo hedhjen e bishtave të cigares në tokë.

“Të dhënat më të fundit nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së tregojnë se në rajon do të mbizotërojnë kushte atmosferike me temperatura të larta, të cilat e rrisin në mënyrë drastike mundësinë e zjarreve. Për Greqinë dhe Turqinë parashikohet një shkallë jashtëzakonisht e lartë rreziku, ndërsa edhe disa zona të Evropës mbeten në gjendje kritike.

Meqenëse temperaturat po rriten në të gjithë rajonin, pritet që edhe Shqipëria të ndeshet me një kërcënim të shtuar për fillimin dhe zgjerimin e vatrave zjarri. Në këto rrethana, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon njësive vendore, prefekturave dhe forcave të angazhuara të jenë në alarm me të gjitha kapacitetet, të veprojnë menjëherë përballë çdo vatre dhe, nëse mjetet lokale kapërcehen, të thërrasin pa humbur kohë ndihmë sipas procedurave të sistemit të mbrojtjes civile.

Njëkohësisht, AKMC i fton të gjithë qytetarët të shfaqin kujdesin më të madh dhe t’u përmbahen masave parandaluese si më poshtë:

• Evitoni ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura.

• Mos lini bishta cigaresh në pyje, kullota ose pranë vegjetacionit të thatë.

• Shmangni djegien e mbeturinave, bimësisë apo materialeve të tjera gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

• Nëse vëreni një fillesë zjarri, lajmëroni menjëherë ekipet e urgjencës, sepse sinjalizimi i shpejtë është thelbësor për të ndalur përhapjen e flakëve.

Parandalimi është një detyrim i përbashkët. Vetëm me kujdesin dhe bashkërendimin e të gjithëve mund të mbrojmë jetët, pronat dhe mjedisin”, përfundon komunikata.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom