Sipas të dhënave më të reja nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se banorët mund ta përdorin ujin e rrjetit pa asnjë shqetësim për të pirë dhe për të gjitha aktivitetet shtëpiake.
Të lidhura
None found
“Të gjithë qytetarët e Tetovës informohen se, duke u mbështetur në analizat më të fundit të realizuara nga Instituti i Shëndetit Publik, cilësia e ujit në qytet lejon konsumimin e tij të lirë për çdo nevojë të përditshme”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, për zonën e Kodrës së Diellit, rekomandimi është i ndryshëm. Komuna sqaron se uji që furnizon këtë pjesë duhet trajtuar si ujë teknik dhe nuk këshillohet për t’u pirë, për shkak se nuk kalon në procesin e dezinfektimit me klor, çka e bën të papërshtatshëm për konsum njerëzor.
