Arrestohen dy serbë nën akuzën e krimeve të luftës në Kosovë

Autoritetet e Kosovës kanë vënë në pranga dy individë, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë konfliktit të armatosur në vend.

Të lidhura

None found

Burimet mediatike bëjnë të ditur se të ndaluarit janë Momir Jakshiq, 80 vjeç, dhe Miljko Bishevac, 65 vjeç.

Hetimet e zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës tregojnë se çështja ka të bëjë me ngjarjen e rëndë të 19 prillit të vitit 1999. Atë ditë, një kolonë me civilë shqiptarë të paarmatosur, të cilët po udhëtonin drejt Malit të Zi, u bllokua në zonën e quajtur Kalludra e Vogël, në territorin e komunës së Zubin-Potokut.

Dyshimet paraprake tregojnë se civilëve fillimisht iu morën paratë dhe sendet me vlerë, dhe më pas 23 prej tyre u vranë. Eshtrat e tyre u groposën në një vend afër lumit, po në Kalludër të Vogël.


Shtuar 28.07.2026 10:28

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom