Ramush Haradinaj, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i AAK-së, zhvilloi një takim me ministrin e Deleguar të Francës për Çështje Evropiane, Benjamin Haddad.
Të lidhura
None found
Pas takimit, Haradinaj njoftoi se, së bashku me deputetët e Aleancës, kishte diskutuar me Haddad për situatën aktuale në Kosovë dhe perspektivën evropiane të vendit.
Ai bëri të ditur se përfaqësuesit e Aleancës paraqitën ofertën e tyre për krijimin e institucioneve. Sipas Haradinajt, gjashtë pikat e propozuara nga Aleanca kanë rëndësi thelbësore për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.
Haradinaj tha gjithashtu se gjatë bisedës i shprehën mirënjohje Benjamin Haddad dhe shtetit francez për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ata kërkuan që kjo përkrahje të vijojë, veçanërisht për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sigurimin e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin në NATO.
Sipas tij, Franca ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej miqve më të rëndësishëm të Kosovës, duke dhënë një kontribut të çmuar në çdo fazë të rrugëtimit drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
