Hetim ndaj katër personave në Shkup për tregti të paligjshme me lëndë narkotike

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka urdhëruar hapjen e procedurës hetimore ndaj katër personave, pasi gjatë fundjavës tek ata u gjetën sasi të ndryshme të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të PTHP-së, të dyshuarit dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Të lidhura

None found

Rasti i parë lidhet me një baba 50-vjeçar dhe djalin e tij 19-vjeçar. Në banesën e tyre, që ndodhet në rrugën “Brigada Makedonsko-kosovska”, ata dyshohet se ruanin së bashku rreth pesë kilogramë marihuanë, të ndarë në disa çanta dhe të përgatitur për shitje të mëtejshme. Gjatë bastisjes, policia sekuestroi gjithashtu tri peshore dixhitale me gjurmë droge.

Nën hetim është vendosur edhe një 25-vjeçar nga Araçina. Gjatë kontrollit, autoritetet i gjetën dhe i konfiskuan rreth 1.8 kilogramë marihuanë, të paketuar në dhjetë pako, si dhe një peshore dixhitale. Sipas dyshimeve, ai i mbante pa autorizim dhe me synim shitjen.

Për të njëjtën vepër penale po hetohet edhe një banor 23-vjeçar i Aerodromit. Në një bodrum të braktisur në bulevardin ASNOM, ai dyshohet se kishte fshehur ilegalisht, për qëllime shitjeje, 640 gramë të substancës psikotrope amfetaminë, 541 tableta të verdha dhe 0.15 gramë substancë të verdhë të trashë, e identifikuar si 3,4-metilen-dioksimetamfetaminë.

Në posedim të 23-vjeçarit u zbuluan gjithashtu 69 kartolina të verdha të shpuara me prani të LSD-së, një peshore dixhitale dhe sende të tjera ku kishte mbetje të substancave psikotrope, kokainës dhe kanabisit.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjykatës kompetente propozimin që ndaj të katër të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/


Shtuar 27.07.2026 17:09

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al