Besëlidhja siguroi një fitore 3-1 përballë Otrantos së Ulqinit në ndeshjen miqësore të luajtur në Lezhë.
Të lidhura
None found
Fusha zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të, ndërsa Melakuqi shënoi golin e dytë në minutën e 45-të. Skuadra mike e ngushtoi diferencën në të 61-tën, por 15 minuta më vonë Akansase realizoi golin e tretë për lezhjanët.
Ky sukses përbën një tjetër sinjal pozitiv për ekipin që do të garojë në Kategorinë e Parë. Pasi u shpall kampione në të Dytën, Besëlidhja hyn në këtë edicion me synimin për të vazhduar në të njëjtin ritëm.
Otranto, kundërshtari që u mund nga Besëlidhja, kishte mposhtur vetëm pak ditë më parë Vllazninë me rezultatin 2-1.
