Konjufca dënon sulmin e rëndë në Berlin: Kosova qëndron pranë Gjermanisë

Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, reagoi me pikëllim të thellë ndaj sulmit të ndodhur në Berlin.

Të lidhura

None found

“Jam thellësisht i pikëlluar nga sulmi i tmerrshëm në Berlin. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen e viktimës, ndërsa u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë të lënduarve”, shkroi Konjufca.

Ai theksoi se urrejtja dhe dhuna ekstremiste nuk mund të kenë vend në shoqëritë demokratike, pasi veprime të tilla cenojnë lirinë dhe hapjen që përbëjnë themelet e demokracive.

“Republika e Kosovës shpreh solidaritetin e saj të plotë me Gjermaninë dhe qëndron fuqishëm përkrah popullit gjerman në këtë moment të vështirë”, deklaroi Konjufca në platformën X.


Shtuar 26.07.2026 21:59

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort