Nga podiumi i ngritur përpara Kryeministrisë, aktivistja Etleva Merko kundërshtoi reformën e re territoriale, duke deklaruar se ajo cenon historinë e vendit dhe rëndon më tej jetesën e shqiptarëve. Duke iu referuar mundësisë së shkrirjes së Bashkive të Konispolit dhe Delvinës, ajo i kërkoi politikës të mos ndërhyjë në këto territore.
Merko tha se qytetarët protestojnë për taksat që paguajnë pa marrë shërbimet përkatëse. Sipas saj, ndarja e re territoriale do t’i përkeqësojë edhe më shumë kushtet dhe përbën një atentat ndaj historisë së vendit.
Të lidhura
None found
Aktivistja ngriti pyetjen se si mund të fshihet Konispoli dhe, bashkë me të, historia e Çamërisë, ndërsa të njëjtin shqetësim shprehu edhe për Delvinën. Ajo akuzoi qeverinë se nuk po mbron interesat e popullit, pasi është bërë arrogante dhe nuk dëgjon.
“Hiqni duart nga Konispoli, Delvina dhe Shqipëria”, deklaroi Merko. Ajo theksoi se kontributi historik i Delvinës në shtetformim nuk mund të zbehet dhe se populli gëzon të drejtën për ta mbrojtur interesin shqiptar përmes mjeteve demokratike.
