Zjarret në Spanjë/ Sanchez kërkon një marrëveshje kombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka kërkuar një marrëveshje kombëtare për të adresuar efektet e ndryshimeve klimatike dhe paralajmëroi se kohë të vështira janë përpara për vendin, i cili ende po përballet me sfida të mëdha zjarret në zonat përreth Madridit dhe Valencias.

“Kohë të vështira na presin, është e sigurt, por informacioni që kemi marrë këtu tregon që nata ishte pozitive në lidhje me zhvillimin e zjarrit, kontrollin dhe operacionet për ta trajtuar atë,” u tha ai gazetarëve gjatë vizitës së tij në zonën e përfshirë nga zjarri në Avila.

Të lidhura

None found

Mediat shkruajnë se rreth 75.000 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në zonat përreth kryeqytetit spanjoll dhe në rajonin e Valencias në lindje, ku erërat e forta kërcënojnë të përhapin zjarrin drejt jugut.

Kryeministri spanjoll, i cili shpesh përballet me udhëheqësit lokalë konservatorë të rajoneve autonome spanjolle, insiston se ka nevojë për një përgjigje të përshtatshme dhe proporcionale me madhësinë e këtyre emergjencave klimatike.


Shtuar 26.07.2026 18:09

Tags: ,
holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort