Një avion luftarak F-16 i forcave Ajrore Rumune rrëzoi një tjetër dron i cili shkeli hapësirën ajrore të vendit pa autorizim. Ky është incidenti i tretë i ngjashëm në këto tre ditët e fundit.
“Droni u rrëzua në një distancë prej 12 kilometrash në verilindje të Sulinës, në hapësirën ajrore kombëtare, mbi ujërat territoriale”, tha ministria e Mbrojtjes.Pas këtij incidenti Bukureshit mësohet se ka thirrur ambasadorin rus në Ministrinë e Jashtme.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se forcat e armatosura rumune rrëzuan një dron për herëtë parë të premten rreth 114 kilometra larg Bukureshtit, më pas një dron i dytë u rrëzua dje pranë deltës së Danubit, në kufirin me Ukraninën.
Presidenti Nikos Dan, duke cituar një gjetje paraprake të hetimit, deklaroi se droni i rrëzuar të premten ishte një model Shahed, “i përdorur nga Federata Ruse në luftën e saj agresive kundër Ukrainës”.
“Është e papranueshme që Federata Ruse vazhdon të shkelë hapësirën ajrore rumune, e cila është gjithashtu hapësirë ajrore e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, deklaron ai në postimin e tij në X.
