63 vjet nga tragjedia që rrafshoi Shkupin, qyteti kujton viktimat dhe solidaritetin botëror

Sot mbushen 63 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shkupin më 26 korrik 1963, duke marrë jetën e 1.070 banorëve dhe duke lënë të plagosur rreth 3.000 të tjerë.

Të lidhura

None found

Kjo katastrofë njihet si një nga momentet më të zeza në historinë e Shkupit, por njëkohësisht shërbeu edhe si një provë e solidaritetit ndërkombëtar, i cili u mobilizua për të mbështetur komunitetin në rindërtim.

Goditja kryesore u regjistrua në orën 5 e 17 minuta, teksa lëkundje më të dobëta vijuan deri në orën 5 e 43 minuta. Si pasojë, 15.800 shtëpi u shembën plotësisht, 28.000 të tjera pësuan dëmtime dhe mbi 200.000 njerëz mbetën pa strehë.

Menjëherë pas tragjedisë, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar u bëri thirrje të gjitha organizatave që të grumbullonin ushqime, ndërsa Unioni Ndërparlamentar rekomandoi që parlamentet dhe qeveritë anembanë botës të kontribuonin për rimëkëmbjen e Shkupit.

Nisma humanitare u shtri në shumë shtete, ku filluan fushatat për mbledhjen e ndihmave. Edhe Kombet e Bashkuara ndërmorën veprime konkrete për t’i ofruar qytetit të shkatërruar mbështetje afatgjatë.

Më 23 shtator 1963, përfaqësues nga 35 shtete kërkuan që Asambleja e Përgjithshme të përfshinte në rendin e ditës masat lidhur me tërmetin në Shkup. Katër ditë më pas, më 27 shtator, Asambleja i dha përparësi aksionit ndërkombëtar për t’i ardhur në ndihmë Shkupit.

Kulmi i kësaj lëvizjeje erdhi më 14 tetor, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi unanimisht një rezolutë për ndihmën ndaj Qeverisë jugosllave gjatë procesit të rindërtimit. Në atë debat historik, u dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve të më shumë se 20 shteteve nga të gjitha kontinentet dhe kjo datë mbeti e shënuar në arkivat e Kombeve të Bashkuara si Dita e Shkupit.

Përgjatë shekujve, Shkupi është rrënuar dhe ringritur disa herë. Qyteti antik i Skupit, që shtrihej midis fshatrave Zllokuçan dhe Bardovcë dhe shërbente si mitropoli i provincës së Dardanisë, u fshi krejtësisht nga faqja e dheut nga një tërmet në vitin 518. Atëherë, dridhjet arritën intensitetin 10-11 ballë dhe shkatërruan 24 kala qytetare në trevën e Dardanisë, duke çarë tokën dhe duke bërë që masivë shkëmborë të rrokulliseshin nga kodrat. Më vonë, Shkupi u ngrit në lokacionin e sotëm.

Një tjetër tërmet katastrofik e goditi qytetin në vitin 1555, me një intensitet rreth 10 ballë, duke e lënë atë në gërmadha për herë të dytë.

Shkatërrimi i tretë i madh ndodhi pikërisht 63 vjet më parë, më 26 korrik 1963, kur Shkupi u lëkund nga një tërmet me magnitudë nëntë ballë sipas shkallës së Merkalit, ose gjashtë ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.


Shtuar 26.07.2026 11:54

matbetholiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort