Përballja e shumëpritur mes Anthony Joshua dhe Krist Prengës tërhoqi gjithë vëmendjen në arenën e Xhedahut, ku dy boksierët u ndeshën kokë më kokë. Lufta nisi në mënyrë befasuese për të pranishmit, pasi pugilisti nga Oroshi i Mirditës nuk hezitoi të sulmonte dhe madje arriti të rrëzonte britanikun që në momentet e para.
Sidoqoftë, Joshua kishte hyrë në këtë rikthim me synimin e qartë për të triumfuar dhe e mbylli shpejt llogarinë me një goditje dërrmuese, duke e lënë kundërshtarin jashtë loje dhe duke i dhënë fund sfidës përpara afatit për Prengën.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas fitores, ish-kampioni botëror la mënjanë euforinë dhe u afrua te rivali i tij në ring për ta përshëndetur, duke e përqafuar për emocionet e forta që u përcollën në këtë duel.
