Kristian Prenga e nisi furishëm përballjen me Anthony Joshua në ringun e Xhedahut, Arabi Saudite, duke e dërguar kundërshtarin britanik në tapet tri herë radhazi. Megjithatë, Joshua arriti jo vetëm të rimëkëmbet, por edhe të përmbysë gjithçka në raundin e mëpasshëm, duke e fituar duelin me nokaut ndaj boksierit shqiptar dhe duke i dhënë fund sfidës shumë më shpejt sesa pritej.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas ndeshjes, Prenga foli për revistën “Ring”, ku rrëfeu emocionet e para, analizoi shkurtimisht atë që dështoi dhe la një premtim për të ardhmen.
Si e përjetoni humbjen ndaj Anthony Joshua?
“I shpreh urimet e mia. Sot nuk ishte nata ime. Plani i Zotit ishte që ai të triumfonte. Unë jam në paqe me Të. Çfarëdo që Ai vendos, unë e pranoj.”
Pasi e rrëzuat tri herë në raundin e parë, çfarë ndryshoi?
Kisha bindjen se mund ta përsëritja të njëjtën gjë edhe në raundin pasues, por nuk funksionoi ashtu.
Sa krenar jeni për mbështetjen e tifozëve shqiptarë dhe sa e veçantë ishte ajo këtë mbrëmje?
Për shkak të luftës, vetëm 10 për qind e tifozëve të mi ishin këtu. Por nëse kjo ndeshje do të zhvillohej në Europë, ju siguroj se do të ishin 90 për qind më shumë.
A keni lënë gjurmë me paraqitjen e sotme?
E vetmja gjë që mund të them është: kërkoj falje për të gjithë. Nuk arrita t’ju bëj krenar, por do t’ia dal herës tjetër.
