Portugali në zi/ Foshnja 18-muajshe vdes pas 8 orësh e braktisur në autobusin e shkollës

Portugalia është përfshirë nga një valë tronditjeje pas lajmit të kobshëm për ndarjen nga jeta të një foshnjeje 18-muajshe, e cila qëndroi e harruar për tetë orë brenda një autobusi shkollor në Almada, rajonin e Setúbalit.

Të lidhura

None found

Fëmija, që mban emrin Sofia, ishte hipur në mjetin e transportit shkollor rreth orës 08:00 të së enjtes për t’u nisur drejt çerdhes. Për shkaqe që mbeten objekt i hetimeve, ajo nuk arriti të zbriste në destinacion dhe mbeti e mbyllur në automjetin e stacionuar pikërisht pranë qendrës ditore.

Gjatë gjithë ditës askush nuk vuri re mungesën e saj. Situata dramatike doli në dritë vetëm pasdite, rreth orës 16:00, kur e ëma mbërriti për të marrë të bijën dhe punonjësit e institucionit kuptuan se vogëlushja nuk kishte shkelur fare atë ditë në ambientet e çerdhes.

Menjëherë, stafi u turr drejt autobusit, ku e gjetën të miturën pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes shkuan me shpejtësi forcat e rendit, ekipet e zjarrfikësve vullnetarë, shërbimet e urgjencës mjekësore dhe Njësia Mobile e Ndërhyrjes Psikologjike pranë Institutit Kombëtar të Emergjencave Mjekësore.

Megjithë orvatjet e pandërprera të ekipeve të shpëtimit për ta sjellë në jetë, mjekët konfirmuan vdekjen e foshnjës në vendngjarje.

Ndërkohë, Policia Gjyqësore portugeze ka marrë në dorë drejtimin e hetimeve për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie. Specialistët e mjekësisë ligjore dhe hetuesit tashmë kanë filluar grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të personave përgjegjës, me synimin për të përcaktuar dhe vënë para drejtësisë këdo që mban përgjegjësi për humbjen e jetës së pafajshme të 18-muajshes.


Shtuar 24.07.2026 17:28

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet