Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky janë planifikuar të takohen të martën në kryeqytetin amerikan.
Të lidhura
None found
Zelensky bëri të ditur se ushtria ukrainase ka kryer operacione të reja kundër objektivave me rëndësi strategjike brenda Federatës Ruse. Ai theksoi se po vijon një fushatë e përqendruar ndaj qendrave logjistike që furnizojnë forcat pushtuese me pjesë dronësh, sisteme navigimi dhe armatime të tjera.
Në veçanti, presidenti ukrainas përmendi goditjen e një fabrike të pajisjeve ushtarake në qytetin Kirov, e cila prodhon pjesë për avionët dhe raketat e përdorura në ofensivën kundër Ukrainës. Paralelisht, u raportua se ishte goditur edhe një instalacion i naftës, i vendosur rreth 1350 kilometra larg kufirit ukrainas.
“Ajo që ka rëndësi të veçantë është operacioni në zhvillim kundër strukturave logjistike ruse, të cilat furnizojnë ushtrinë pushtuese me komponentë dronësh, pajisje navigimi dhe pajisje ushtarake”, deklaroi Zelensky përmes një komunikate në Telegram.
Deri në këto momente, pala ruse nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me pretendimet e ngritura nga Kievi.
