Bylisi ka nisur fushatën e përforcimeve për sezonin e ri, duke synuar ndërtimin e një skuadre konkurruese në Kategorinë e Parë me qëllim rikthimin në Superiore.
Sulmuesi 23-vjeçar nga Portugalia, Mauro Ribeiro, është goditja e parë e merkatos për klubin ballshiot, i cili do të jetë një element kyç në repartin ofensiv nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar, Arlind Rustemi.
Të lidhura
None found
Rustemi u prezantua mbrëmjen e kaluar nga drejtuesit, ndërsa krahas Ribeiros, skuadra ka konfirmuar edhe dy lojtarë të tjerë: mbrojtësin Dime Dimitrov dhe mesfushorin Gjorgji Stoilov.
Me këto lëvizje, Bylisi tregon ambicie të qarta për të hedhur themelet e një grupi të ri dhe për të synuar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar në edicionin e ardhshëm.
