Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim lamtumire me ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.
Të lidhura
None found
Gjatë këtij takimi, siç bëhet e ditur, kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe kontributin e palëkundur që Suedia ka dhënë për Kosovën.
Në njoftim theksohet se palët diskutuan lidhjet e forta mes dy shteteve, ku mërgata luan rolin e një ure të fuqishme bashkuese. Gjithashtu u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha si ekonomia, tregtia, arsimi, teknologjia dhe sektorë të tjerë. Në këtë kuadër, kryeministri Kurti theksoi veçanërisht potencialin dhe mundësitë që Republika e Kosovës u ofron investitorëve të huaj.
Kurti i dëshiroi ambasadorit Westerlund suksese në detyrat e ardhshme dhe theksoi se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.
