Gjykata Administrative rrëzon padinë e kryebashkiakut Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado

Këtë të premte, Gjykata Administrative, ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në procesin që lidhet me emërimin e Ols Dados.

Në vendim, Gjykata u shpreh se Kryebashkiaku i Tiranës nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim.

Të lidhura

None found

“Gjykata vlerëson se paditësi Erion Veliaj ka interes të tërthortë, por jo interes të drejtpërdrejtë. Ndërsa Bashkia Tiranë jo vetëm që nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por nuk ka as interes të tërthortë”, u shpreh gjyqtari Hazbi Balliu.

Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesat për ndërhyrje si palë kryesore në proces të paraqitura nga ish-prokurori Tom Deda dhe shoqata “Asociacioni Kombëtar, Media dhe Drejtësi”.

“Gjykata vendos të refuzojë kërkesën e shoqatës Asociacioni Kombëtar, Media dhe Drejtësi për të ndërhyrë si ndërhyrës kryesor në këtë çështje gjyqësore administrative”,-shtoi gjyqtari.

Po ashtu, u refuzua edhe kërkesa e Tom Dedës për t’u bërë pjesë e procesit.

Palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga njoftimi i vendimit të arsyetuar me shkrim.

Gjykata vendosi mospranimin për shqyrtim të padisë, duke vlerësuar se palët paditëse nuk kishin legjitimitet procedural për këtë çështje.


matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpascasibomjojobetPusulabet girişjojobetbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet