Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka njoftuar se uji i pijshëm në Krushevë paraqet rreziqe mikrobiologjike për konsum.
Të lidhura
None found
Analizat e kryera më 20 korrik nga Qendra e Shëndetit Publik (QSHP) në Prilep kanë evidentuar se mostrat ujore nga pika të ndryshme të qytetit janë të ndotura. Bëhet fjalë për çezmat e Sveta Petkës, stacionin e benzinës Krajpatna, zonat Creshovo Topçe, Stara Crkva dhe hapësirën nën çezmat e hotelit Montana, të gjitha brenda Komunës së Krushevës.
Ndërmarrja Publike “Komuna” Krushevë, përmes QMK-së, apelon që për të pirë të përdoret vetëm ujë i ambalazhuar. Ndërsa për aktivitete si gatimi dhe larja, uji i rubinetit duhet të zihet detyrimisht për minimum 10 minuta, për shkak të gjendjes së tij të dobët bakteriologjike.
