Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me COVID-19 nga 2.406 testime të kryera. Për fat të mirë, në këtë periudhë kohore nuk është regjistruar asnjë vdekje.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjithashtu janë shëruar gjashtë persona.
Që nga fillimi i pandemisë, 108.031 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa 2.265 kanë vdekur si pasojë e virusit. Rastet aktive janë 166./albeu.com