Seanca e sotme parlamentare u karakterizua nga një situatë e tensionuar, ku deputetët e opozitës zunë hapësirën përpara foltores duke penguar zhvillimin normal të punimeve.
Kryeministri Edi Rama ishte vetë prezent në sallë, por vendosi ta braktiste mbledhjen në momentin që Kryesia e Kuvendit nisi procesin e votimit për pikat e rendit të ditës.
Të lidhura
None found
Teksa ai ecte drejt daljes, përplasjet u ashpërsuan dhe përfaqësuesit e opozitës vijuan me akte konfrontimi, duke gjuajtur shishe dhe copa kartoni në drejtim të tij.
