“Joshua gaboi që më zgjodhi”, Kristian Prenga paralajmëron nokautin: Më pas mund të përballem me Furyn

Më 25 korrik, Kristian Prenga do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, duke u përballur me Anthony Joshua. Dueli do të organizohet në Riyadh të Arabisë Saudite, ndërsa turneu nis në orën 20:00. Përpara kësaj sfide, boksieri mirditor ka dhënë një intervistë për revistën “The Ring”, ku është shfaqur plot besim pavarësisht emrit të madh që do të ketë përballë.

Të lidhura

None found

Prenga tregoi se mbeti i befasuar kur mori telefonatën për mundësinë e një dueli me Joshuan. Në atë moment po përgatitej të shkonte në palestër për stërvitjen e orës 18:30. Ai përsëriti qëndrimin e tij të zakonshëm, duke theksuar se është i gatshëm të ndeshet me këdo, por nuk sheh arsye të pranojë përballje me rrezik të lartë nëse ato nuk sjellin përfitim financiar ose mundësi të rëndësishme për karrierën.

Sipas boksierit shqiptar, ai mori garanci se ky nuk ishte një vendim i nxituar. Kushtet financiare vazhdonin të diskutoheshin dhe marrëveshja ende nuk ishte mbyllur. Megjithatë, pas disa minutash bisede, Prenga e cilësoi këtë si mundësinë që kishte pritur prej shumë kohësh dhe që Zoti ia kishte sjellë në jetë, ndaj dha menjëherë miratimin e tij për realizimin e ndeshjes.

Ai theksoi se stërvitja është thelbësore për të dhe se pa të nuk vlen asgjë si boksier. Atë mbrëmje, Prenga bisedoi deri vonë me Keith dhe mikun e tij, i cili është njëkohësisht edhe përkthyesi Sammy Lushaj. Të tre arritën në përfundimin se bëhej fjalë për një mundësi shumë të mirë, ndërsa Keith vijoi negociatat për të siguruar kushtet më të favorshme.

Prenga pranoi se, pavarësisht rezultatit të bisedimeve, në zemër e kishte marrë tashmë vendimin për ta pranuar sfidën. Pas disa ditësh të tjera, palët gjetën dakordësinë dhe marrëveshja u nënshkrua.

Boksieri mirditor deklaroi se e ka ndjekur Joshuan në ring dhe se ka qenë gjithmonë i gatshëm të matet me emrat më të mëdhenj të peshave të rënda, me synimin për t’u kthyer në pretendent për titullin botëror. Ai renditi fuqinë e goditjeve, përmasat fizike dhe atletizmin si cilësitë e tij kryesore, duke shtuar se godet fort dhe është në gjendje të dëmtojë çdo kundërshtar.

Prenga nënvizoi gjithashtu se nuk i trembet askujt, një element që, sipas tij, ka peshë të madhe brenda ringut. Ai parashikoi se, pasi ta nokautojë Joshuan, do të renditet mes më të mirëve dhe emri i tij do të fitojë shumë më tepër njohje në botën e boksit.

I pyetur nëse ndihet i fyer nga ideja se Joshua mund ta ketë zgjedhur si “stërvitje” përpara duelit me Furyn, Prenga u përgjigj negativisht. Ai tha se e kupton situatën, por paralajmëroi se Joshua ka bërë një gabim të madh duke e përzgjedhur atë. Sipas boksierit shqiptar, pasi ta ndalë Joshuan, mund të jetë pikërisht ai që do t’ia zërë vendin për t’u ndeshur me Furyn. Prenga e cilësoi këtë si përballjen që do t’i ndryshojë jetën, kur të tronditë botën.


Shtuar 23.07.2026 10:10

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom