Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka ndarë pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, ndërsa ka nënvizuar rëndësinë që ky projekt ka për lidhjen ndërkufitare.
Në një postim në Facebook, ai njoftoi se puna për realizimin e kësaj rruge po vijon në Malet e Sharrit.
Të lidhura
None found
“Mirëmëngjesi nga Malet e Sharrit, ku po punohet në rrugën Prizren–Tetovë”, ka shkruar Basha.
Sipas tij, përmes këtij projekti do të ndërtohet infrastrukturë e re dhe do të krijohen përfitime për qytetarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit.
“Qeveria Kurti me këtë projekt do t’krijon rrugë të reja, lidhje të reja, si dhe mundësi të reja për qytetarët në të dyja anët e kufirit”, ka deklaruar ministri në detyrë i Infrastrukturës.
