Pasi siguroi rikthimin emocionues në “Abissnet Superiore”, Skënderbeu ka filluar menjëherë punën për forcimin e skuadrës. Paralelisht me përforcimet e reja, klubi korçar po punon për të ruajtur shtyllat e ekipit.
Tre futbollistë kanë vënë firmën në kontrata të reja, duke treguar besimin e ndërsjellë mes tyre dhe projektit të klubit. Ish-portieri i Lazios dhe tani gardiani i Skënderbeut, Marko Alia, bashkë me dy mbrojtësit e majtë, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari, kanë pranuar të qëndrojnë në Korçë për tre sezonet e ardhshme.
Të lidhura
None found
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar:
Treshja Marko Alia, Klevis Shaqe dhe Ergi Zenullari ka zgjatur bashkëpunimin me KF Skënderbeun, duke u lidhur me ekipin deri në vitin 2028.
