Benita Zena ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother, duke folur për eliminimin pak para finales dhe mbështetjen që mori nga publiku.
Në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, e pyetur nga moderatori Butrint Pasjaqa se pse mendon se u eliminua në një moment kur po fitonte gjithnjë e më shumë simpatinë e publikut, Benita tha se e kishte ndjerë se një skenar i tillë mund të ndodhte.
Ajo tregoi se largimi i saj nuk ishte një surprizë e plotë, pasi gjatë spektaklit kishte kuptuar disa sinjale nga reagimet e publikut.
Të lidhura
None found
“Me të treguar të drejtën, nuk ka qenë diçka befasi për mua. E kam pritur deri në një moment. Kur e kam dëgjuar publikun dhe kur Jonida thotë Benita apo Hygerta, kur e kam ndjerë Bugattin, thashë: shkova unë. Kur u zgjat, thashë se me siguri do të ndodhë një padrejtësi”, u shpreh ajo.
Benita tha se edhe pse nuk arriti të shkonte deri në finale, për të fitorja më e madhe ishte dashuria dhe mbështetja që mori nga publiku.
“E kam marrë zemrën e publikut dhe finalja nuk është asgjë. E kam merituar ndoshta edhe fitoren”, deklaroi ajo.
Gjatë intervistës, ish-banorja foli edhe për dasmën e Klodit dhe Elijonës, një nga momentet që mori vëmendje gjatë qëndrimit të saj në reality show.
Sipas Benitës, në një format si Big Brother emocionet, dramat dhe momentet e forta janë pjesë e natyrshme e lojës.
“Kur je në një reality show, deshe apo nuk deshe, ke hyrë për të bërë show. Njerëzit kur e hapin televizorin duan të shohin skena, drama dhe momente interesante. Asnjë lot nuk ka qenë fals. Ka pasur pak shou dhe pak përnjëmend”, tha ajo.
Benita u shpreh se rrugëtimi i saj në Big Brother i dha një lidhje të fortë me publikun, të cilën e konsideron një arritje të rëndësishme pavarësisht se nuk arriti finalen.
