Spanja nën flakë, mbi 100 mijë hektarë të djegur; Sanchez bën thirrje për më shumë fonde kundër krizës klimatike

Përmasat e zjarreve që kanë kapluar Spanjën po bëhen gjithnjë e më shqetësuese, me mijëra hektarë pyje të kthyer në hi dhe një numër të madh vatrash që vijojnë të jenë aktive.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij viti, Spanja ka përjetuar një rritje katërfish të zjarreve me përmasa të mëdha në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Flakët kanë përshkuar më shumë se 100 mijë hektarë tokë, një shifër kjo që përputhet me mesataren vjetore të regjistruar gjatë dhjetë viteve të fundit.

Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll, shkoi në një prej zonave më të goditura për të parë nga afër dëmet dhe për të takuar skuadrat e shpëtimit që ndodhen në vijën e parë të betejës me zjarrin. Gjatë vizitës, ai kërkoi bashkim të forcave politike dhe shtim të investimeve për parandalimin e katastrofave të lidhura me ndryshimet klimatike.

Sanchez theksoi se numri i zjarreve të mëdha deri tani sivjet është katër herë më i lartë se në të njëjtën kohë vjet. Ai shtoi se nga një ose disa vatra, janë djegur mbi 100 mijë hektarë në mbarë vendin, duke saktësuar se kjo sasi përkon me mesataren vjetore të djegies që Spanja ka shënuar në dekadën e fundit.

Forcat e emergjencës po vazhdojnë punën për të rrethuar flakët, por kushtet e motit si temperaturat e larta, erërat dhe thatësira po ua bëjnë misionin jashtëzakonisht të vështirë zjarrfikësve. Zyrtarët qeveritarë paralajmërojnë se zjarret e skajshme janë duke u bërë një dukuri më e rëndomtë si pasojë e emergjencës klimatike.

Kryeministri spanjoll iu drejtua edhe një herë të gjitha partive politike për të lënë pas përçarjet dhe për ta përqendruar vëmendjen te kundërshtari i tyre i përbashkët: kriza klimatike. Ai nënvizoi se kjo nënkupton jo vetëm fikjen e zjarreve, por edhe zbatimin e masave parandaluese dhe ndërgjegjësuese, garantimin e fondeve të qëndrueshme përgjatë gjithë vitit dhe angazhimin për politika që lehtësojnë pasojat e kësaj emergjence dhe mbështesin përshtatjen ndaj saj.

Edhe Franca, vendi fqinj, po përballet me zjarre që kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme toke, teksa temperaturat kanë kapërcyer pragun e 40 gradëve.


Shtuar 22.07.2026 15:39

matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş