Ministria e Infrastrukturës, nën drejtimin e ministrit në detyrë Dimal Bash, ka filluar punimet për riparimin e një rrëshqitjeje të dheut që ka dëmtuar rrugën rajonale R204, pikërisht në pjesën e njohur si Krushevë e Vogël, e cila shërben si lidhje mes Klinës dhe Gurrakocit.
Bëhet e ditur se janë vënë në zbatim të gjitha veprimet e duhura për të rregulluar këtë segment dhe për të larguar çdo rrezik që u kanoset banorëve të zonës dhe automjeteve që e përshkojnë atë.
Të lidhura
None found
Objektivi i këtyre punimeve është që siguria dhe fluksi normal i qarkullimit në këtë aks të rivendosen pa vonesa.
Duke shprehur mirënjohje për durimin dhe vëmendjen e treguar nga ana e qytetarëve, ministri Basha theksoi se ekipet po punojnë me ritëm të shtuar për ta përmbyllur sa më parë procesin e sanimit.
