“Mendova se askush nuk do ta ndalonte”/ Ish-modelja rrëfen ab*zimet nga Epstein

Roza Gilles, një ish-modele nga Uzbekistani, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë për herë të parë historinë e saj tronditëse, duke pretenduar se u abuzua seksualisht për vite me radhë nga Jeffrey Epstein, edhe gjatë kohës kur ai po vuante dënimin me burg.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, Gilles rrëfen se ishte vetëm 18 vjeçe kur mbërriti në Shtetet e Bashkuara me ëndrrën për të ndërtuar një karrierë në modelim.

Të lidhura

None found

Në verën e vitit 2009, ajo besonte se po shkonte në një intervistë për një punë fundjave si recepsioniste, me qëllim që të shlyente borxhet e krijuara pas mbërritjes në SHBA. Por, sipas saj, ajo vizitë u kthye në fillimin e një makthi.

Kur hyri në zyrën ku ishte thirrur, Gilles pa një grua që po i masazhonte këmbët Epsteinit. Ajo kujton se vuri re një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës së tij dhe pyeti se çfarë ishte. Epstein dhe gruaja, sipas saj, vetëm qeshën.

Isha duke ngrirë. Një grua erdhi, më zbërtheu bluzën, ma hoqi dhe më pas më hoqi edhe reçipetat para se të dilte nga dhoma-kujton Gilles, duke përshkruar atë që thotë se ishte sulmi i parë seksual ndaj saj.

Vetëm më vonë, ajo mësoi se Epstein po vuante një dënim për vepra seksuale ndaj të miturve, por falë një marrëveshjeje të diskutueshme me drejtësinë amerikane, ai lejohej të largohej nga burgu për pjesën më të madhe të ditës në kuadër të një programi pune.

Sipas rrëfimit të saj, Gilles kishte mbërritur në SHBA përmes agjentit francez të modeleve Jean-Luc Brunel, pronar i agjencisë MC2 Model Management, i cili më vonë u akuzua për lidhje me rrjetin e Epsteinit.

Ajo pretendon se vajzat e reja ngarkoheshin me borxhe të mëdha për vizat, qiranë dhe shpenzime të tjera, duke u bërë më pas të pambrojtura ndaj ofertave të Epsteinit për “punë” shtesë.

Në intervistë, ajo rrëfen edhe një moment që, sipas saj, i shkatërroi çdo shpresë për ndihmë. Gilles kujton se pa një efektiv policie me uniformë duke biseduar dhe qeshur me Epsteinin brenda rezidencës së tij.

Mendova: ‘Falë Zotit, sot gjithçka do të marrë fund’. I urova një ditë të mbarë, por ai kaloi pranë meje pa thënë asnjë fjalë. Atëherë e kuptova se askush nuk do ta ndalonte këtë njeri. Mund të bërtisja sa të doja, askujt nuk do t’i interesonte-tha ajo.

Pas disa vitesh, Gilles arriti të shkëputej nga ai mjedis, ndërtoi një jetë të re në perëndim të SHBA-së, u martua dhe sot punon si trajnere fitnesi.

Për shumë vite, ajo e mbajti të fshehtë historinë e saj, madje edhe nga familjarët. Vendimin për të folur publikisht e mori pasi dokumente të publikuara nga Departamenti amerikan i Drejtësisë zbuluan identitetin dhe korrespondencën e saj, pavarësisht premtimeve për mbrojtjen e privatësisë së viktimave.

Gjërat që ai më bëri më kanë lënduar thellë. Kanë lënë plagë që nuk besoj se do të shërohen ndonjëherë plotësisht, pavarësisht sa shumë përpiqem të eci përpara-u shpreh Gilles në fund të rrëfimit të saj.


Shtuar 21.07.2026 19:06

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom