BE: Drejtësia në Kosovë duhet të përfaqësojë përbërjen etnike të vendit

Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim ndaj dekretit të ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës për shkarkimin e prokurorëve serbë, si dhe ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të marrë një ditë më parë, për të mos pranuar tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Të lidhura

None found

Në një komunikatë për media, zëdhënësja e BE-së deklaroi se këto masa “duken të papajtueshme me ligjin, me procesin e rregullt ligjor dhe me kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë”.

BE-ja ka përshëndetur vendimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës nga radhët e serbëve të Kosovës për të tërhequr dorëheqjet. Megjithatë, Brukseli rikujtoi se i ka kërkuar vazhdimisht Prishtinës të krijojë kushtet për riintegrimin e personelit gjyqësor serb të Kosovës, në përputhje me ligjet e vendit dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

“BE-ja u kërkon të gjitha institucioneve përgjegjëse të shmangin çdo veprim që mund të pengojë riintegrimin e personelit gjyqësor serb të Kosovës. Kushtetuta e përcakton Kosovën si një shoqëri shumetnike të mbështetur në sundimin e ligjit, ndaj sistemi i drejtësisë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik të vendit”, thuhet në komunikatë.


Shtuar 21.07.2026 17:58

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom