Dyshohet se pësoi atak në zemër, gjendet i pajetë në Uashington korrespondenti italian që raportoi për përplasjen Trump-Meloni

Daniele Compatangelo, i cili prej vitesh punonte në Uashington si korrespondent i televizionit italian La7, është ndarë nga jeta papritur në moshën 50-vjeçare.

Të lidhura

None found

Burime të cituara nga agjencia italiane e lajmeve Adnkronos bëjnë të ditur se gazetari u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Uashington. Dyshimet janë se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga një atak në zemër.

Emri i Compatangelos tërhoqi së fundmi vëmendje ndërkombëtare pas intervistës telefonike që ai realizoi me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për emisionin “L’Aria che Tira” në La7.

Në atë bisedë, Trump kritikoi kryeministren italiane Giorgia Meloni, ndërsa pretendoi se gjatë takimit të tyre në samitin e G7 ajo i ishte lutur që të bënin një fotografi së bashku. Këto deklarata shkaktuan diskutime të shumta politike dhe diplomatike në Itali.

Compatangelo kishte lindur në Savona dhe ishte rritur në Torino. Përpara se të vendosej përfundimisht në Shtetet e Bashkuara, ai kishte jetuar për disa vite në Romë.

Në një karrierë që zgjati më shumë se 25 vjet, gazetari bashkëpunoi me disa nga mediat kryesore italiane, si dhe drejtoi zyra shtypi të nivelit të lartë.

Pasioni për sportin e çoi Compatangelon të raportonte nga tetë edicione të Lojërave Olimpike, duke nisur me Sydney 2000 dhe deri te Londra 2012.

Ai spikati gjithashtu në fushën e gazetarisë investigative. Dokumentari “The Los Angeles Breakdown”, i realizuar prej tij në vitin 2011, mori një Çmim Nderi gjatë edicionit të 53-të të Çmimeve të Gazetarisë së Kalifornisë Jugore, në Los Angeles.

Gjatë viteve, materialet dhe raportimet e Compatangelos u transmetuan nga RAI, Mediaset, si edhe nga RSI, transmetuesi publik zviceran në gjuhën italiane.

Në kuadër të veprimtarisë së tij në Uashington, ai mbajti edhe detyrën e presidentit të Shoqatës së Korrespondentëve të Huaj të Shtëpisë së Bardhë (WHFCA), organizata që përfaqëson gazetarët e huaj të akredituar pranë administratës amerikane.


Shtuar 21.07.2026 12:31

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet