Real Madridi synon një transferim të bujshëm nga Barcelona

Real Madridi ka hyrë në garë me Paris Saint-Germainin për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, sipas raportimit të L’Equipe.

Të lidhura

None found

Interesimi për Torresin është rritur ndjeshëm pasi ai realizoi golin vendimtar për Spanjën në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës, duke u kthyer në një prej emrave më të kërkuar në treg.

Gjithsesi, rivaliteti i fortë dhe raportet e tensionuara mes Real Madridit dhe Barcelonës bëjnë që shanset e klubit madrilen për transferimin e 26-vjeçarit të konsiderohen të kufizuara.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Barcelonës po përpiqen ta bindin futbollistin spanjoll të firmosë një marrëveshje të re afatgjatë, duke qenë se kontrata e tij aktuale përfundon vitin e ardhshëm.

Klubi katalunas deklaron se nuk ka marrë ende asnjë ofertë zyrtare nga skuadrat që interesohen për sulmuesin. Edhe vetë Torres nuk ka shfaqur shenja se synon të largohet nga “Camp Nou”.

Nga ana tjetër, raportime të tjera pretendojnë se ish-futbollisti i Manchester Cityt ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Paris Saint-Germainin.

Barcelona pritet të nisë së shpejti bisedimet me Torresin, me synimin për ta bindur që ta vazhdojë aventurën në “Camp Nou”. Megjithatë, rinovimi i mundshëm mund t’i sjellë klubit katalunas një kosto më të lartë, pasi një klauzolë e detyron të paguajë një bonus shtesë ndaj Manchester Cityt.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom