Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, foli sot gjatë një konference për media në Qeveri lidhur me gjendjen e ujit në qytetin e Gostivarit.
Të lidhura
None found
Sipas tij, ndotja e rrjetit të ujësjellësit përbën një incident të rëndë, i cili ka vënë drejtpërdrejt në rrezik shëndetin e mijëra qytetarëve.
Hoxha deklaroi se pret zbardhjen e plotë të të gjitha fakteve dhe rrethanave të rastit, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale dhe morale.
Ai theksoi se komunat dhe ndërmarrjet publike komunale kanë kompetencë për furnizimin me ujë të pijshëm, mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësit, si dhe grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza. Hoxha shtoi se pushteti lokal mban përgjegjësinë e parë për funksionimin e sigurt të këtyre sistemeve dhe për krijimin e mbrojtjen e zonave sanitare mbrojtëse përreth burimit të ujit.
