Festë pa kufij, dy futbollistë të Spanjës puthen në buzë gjatë paradës së Kupës së Botës

Rreth dy milionë persona mbushën rrugët e Madridit, kryeqytetit të Spanjës, për të kremtuar titullin e Kupës së Botës të fituar nga kombëtarja spanjolle.

Futbollistët e “La Rojas” përshëndetën turmën nga pjesa e hapur e një autobusi dykatësh.

Të lidhura

None found

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë paradës së kombëtares spanjolle kishte si protagonistë Yeremy Pinon dhe Unai Simonin.

“Një puthje. Një puthje”, i tha Pino portierit të Spanjës, përpara se ta puthte atë në buzë.

Menjëherë pas momentit që u përhap me shpejtësi, Pino e drejtoi shikimin nga kamera me habi, ndërsa Unai Simon u argëtua gjatë gjithë festimeve.

Pino, sulmuesi i Crystal Palace, u aktivizua nga stoli vetëm në dy raste gjatë Kupës së Botës. Ndërkohë, Simon mbetet i pazëvendësueshëm në portën e Spanjës dhe, në tetë ndeshje të turneut, pësoi vetëm një gol.

Veprimi mes tyre u bë viral në rrjetet sociale, duke u kthyer në një prej episodeve më të diskutuara të festës së Spanjës.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom