Tragjedia në Komoran, zbardhen hollësi të reja: Familjarët po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës

Një vetaksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, pranë Komoranit, i mori jetën 24-vjeçares Rea Raka mëngjesin e së martës.

Të lidhura

None found

Nga ngjarja mbetën të lënduar edhe tre persona të tjerë. Sipas informacioneve, personat në automjet ishin familjarë dhe aksidenti ndodhi teksa po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës.

Njësitë përkatëse të Policisë, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Pas kësaj ngjarjeje, Policia e Kosovës u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit, ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

Një tragjedi pothuajse e ngjashme u regjistrua edhe të dielën që shkoi në aksin Bllacë-Shkup. Tre kosovarë humbën jetën pak kohë pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit.

Viktimat u gjetën pa shenja jete brenda një automjeti me targa gjermane, i cili u has në rrugën Bllacë-Shkup.

Për shkak të vdekjes tragjike të tre shtetasve kosovarë, Komuna e Vushtrrisë e ka shpallur sot ditë zie.


Shtuar 21.07.2026 11:00

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet