Barcelona po përgatit lëvizje të menjëhershme për merkaton e verës, pasi Atletico Madridi ka qenë kategorik lidhur me të ardhmen e Julian Alvarez.
Të lidhura
None found
Miguel Angel Gil Marin, drejtori ekzekutiv i klubit madrilen, ka deklaruar publikisht se sulmuesi argjentinas 26-vjeçar nuk do të largohet. Alvarez është i lidhur me Atleticon deri në vitin 2030 dhe klauzola e tij e largimit arrin në 500 milionë euro.
Në këto rrethana, dhe pas ultimatumit të presidentit Joan Laporta që e ka caktuar fundin e korrikut si afatin për ofertën e fundit, drejtori sportiv Deco ka hartuar një listë me gjashtë emra të kalibrit botëror për të fuqizuar sulmin e Hansi Flick.
Harry Kane kryeson opsionet e katalanasve. Sulmuesi anglez shihet ende si një garanci për realizime, falë eksperiencës së tij dhe nuhatjes së spikatur në zonën kundërshtare.
Barcelona po e rikthen gjithashtu në vëmendje Lautaro Martinez, kapitenin e Interit. Argjentinasi vlerësohet nga drejtuesit blaugrana për presionin ndaj rivalëve, dinamizmin dhe aftësinë për të qenë vendimtar brenda zonës së penalltisë.
Një tjetër kandidat është Benjamin Sesko i Manchester United. Sulmuesi dallohet për fizikun, shpejtësinë dhe aftësinë realizuese, ndërsa konsiderohet mes talenteve më premtuese të futbollit evropian.
Me ndërmjetësimin e agjentëve, në listë është rishfaqur edhe Darwin Nunez. Uruguaiani i Liverpoolit ka admirues të shumtë në Evropë dhe stafi teknik i Barcelonës e çmon veçanërisht forcën e tij në kundërsulme.
Gjithsesi, prioriteti i Decos është francezi Eli Junior Kroupi. Talenti i ri ka marrë mbështetje të plotë nga departamenti i analizës së klubit, ndonëse operacioni për ta transferuar nga Bournemouth vlerësohet tejet i ndërlikuar.
Bournemouth kërkon afërsisht 100 milionë euro për Kroupin, shifër që Barcelona e sheh si shumë të lartë.
Si pasojë, katalanasit mund të kërkojnë mënyra të tjera për strukturimin e pagesës ose të orientohen drejt njërit prej sulmuesve të tjerë që kanë në listë.
