Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në rrethin Battalgazi, pjesë e provincës Malatya në lindje të Turqisë.
Të lidhura
None found
Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se lëkundjet ndodhën në orën 06:20 sipas orës lokale. Tërmeti është ndjerë gjithashtu në provincat pranë Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa.
Deri në këto momente, nuk janë raportuar persona të lënduar apo dëme materiale nga autoritetet.
Sipas AFAD, grupet e emergjencës janë angazhuar në zonë për të kryer kontrollet përkatëse, ndërsa deri tani nuk ka sinjale për problematika të shkaktuara pas lëkundjeve.
Ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, deklaroi po ashtu se nuk është evidentuar ndonjë situatë negative, duke shtuar se çdo raportim po verifikohet.
Malatya ishte ndër rajonet që pësuan goditjen më të rëndë nga tërmeti shkatërrues i vitit 2023, i cili shkaktoi mbi 53 mijë viktima dhe dëme të konsiderueshme në juglindje të Turqisë.
