Përfundon dita e 48-të e revoltës qytetare: “Nesër më shumë”, pa negociata dhe me kërkesën për dorëheqjen e Ramës

Revolta qytetare kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike vijoi sot për të 48-ën ditë radhazi. Protestuesit u mblodhën pasdite në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas përpara godinës së Kryeministrisë. Pas disa orësh me fjalime, ata marshuan sërish përgjatë Bulevardit, siç kanë bërë çdo mbrëmje, ndërsa paralajmëruan një pjesëmarrje më të madhe nesër.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen sa më masivisht tubimit. Ata këmbëngulin se kërkesa kryesore nuk ka ndryshuar: kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe kasta politike, e cila sipas tyre e ka mbajtur vendin peng për më shumë se tre dekada, duhet të largohet.

Të lidhura

None found

Qëndrimi i lëvizjes ishte shprehur qartë edhe në ditën e 47-të të protestës. Organizatori Edison Lika deklaroi se nuk do të zhvillohen negociata dhe se askush nuk do të lejohet ta përfaqësojë politikisht këtë revoltë.

Sipas Likës, lëvizja nuk do të ulet asnjëherë në negociata, pasi kërkesat e saj janë të përcaktuara qartë. Ai theksoi se nuk do të negociohet me askënd dhe se pika e parë e protestës është dorëheqja e Ramës.

Në protestën e djeshme, aktivistët kundërshtuan gjithashtu përpjekjet që, sipas tyre, synojnë të japin përshtypjen se brenda mazhorancës ka nisur reflektimi. Ata nënvizuan se qytetarët nuk do të kënaqen as me ndërhyrje kozmetike dhe as me zëvendësime emrash në qeveri.

Një moment simbolik i tubimit ishte prania e studentëve me pelerinat e diplomimit. Përmes mesazhit “Ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi”, ata theksuan se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa rininë.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi që hetimet të mos kufizohen vetëm te ish-zyrtarët, por të arrijnë deri te nivelet më të larta drejtuese të qeverisë. Ajo deklaroi se Edi Rama duhet të hetohet si kreu i një organizate kriminale dhe jo në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë.

Pankartat me ironi dhe satirë ndaj qeverisë, opozitës dhe mbarë klasës politike mbetën ndër elementet më të dukshme të protestës. Tubimi u shoqërua edhe nga thirrjet që janë kthyer në simbol të lëvizjes: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Pa dhënë dorëheqjen nuk ndalojmë”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament i krimit” dhe “Rama SPAK you!”.

Pas 47 ditësh të njëpasnjëshme në shesh, organizatorët kishin ftuar qytetarët t’i bashkoheshin edhe tubimit të 48-të. Ata këmbëngulin se protesta do të zhvillohet çdo ditë dhe do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të pjesëmarrësve.


MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş