Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku është plagosur një person.
Thimjo Rubati, 50 vjeç, është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për plagët e marra.
Të lidhura
None found
Sipas dyshimeve të para, ngjarja mund të jetë një atentat i organizuar, ndërsa 50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një automjet.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë bllokuar hyrjet dhe daljet e qytetit.
