Lionel Messi dhe Lamine Yamal, duket se kanë një lidhje të veçantë me numrin 19. Kjo shifër shfaqet vazhdimisht në momente të rëndësishme të karrierave të tyre, në një mënyrë që të shtyn të ndalesh dhe ta vëzhgosh më nga afër.
Përballja e parë mes dy yjeve do të ndodhë në karrierën e tyre, plot 19 vjet pas setit të njohur fotografik ku Messi e “lau” Yamalin.
Të lidhura
None found
Fotografia është rikthyer në vëmendje pasi rrugët e tyre do të bashkohen sërish, 19 vite më vonë, në një finale të Kupës së Botës.
Një tjetër përkim interesant lidhet me moshën e tyre në debutimin në Kupën e Botës. Të dy e kanë përjetuar këtë moment në moshën 19-vjeçare, pasi secili ka mbushur 19 vjeç gjatë turneut. Lamine Yamal po e përjeton këtë në edicionin aktual, ndërsa Messi e kishte bërë në vitin 2006.
Rastësia bëhet edhe më e fortë nga fakti se Messi dhe Yamal e nisën aventurën e tyre në një Kupë Bote me fanellën numër 19.
I njëjti numër i ka shoqëruar edhe te Barcelona. Messi debutoi fillimisht me numrin “30”, por shumë shpejt kaloi te 19-ta, numër që Lamine e mbante te Blaugranët përpara se të merrte fanellën “10”, të cilën Leo e veshi për shumë vite.
Për ata që besojnë te teoritë e konspiracionit, ekziston edhe një detaj tjetër: finalja e Kupës së Botës, ku të dy ekipet do të luftojnë për trofeun, është caktuar për 19 korrik.
Përsëritja e kësaj shifre të kujton filmin “23” të Joel Schumacher, ku Jim Carrey interpreton një personazh të fiksuar pas numrit në fjalë. Vetë filmi pati premierën… 19 vjet më parë!
Ka edhe një përkim shtesë: Argjentina numëron 19 gola në këtë Kupë Bote, ndërsa Lamine ka 18 kontribute mes golave dhe asistimeve. A do të shkojë në 19 të dielën?
