7 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Policia ka arrestuar 7 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga posedimi i lëndëve narkotike, vjedhjet, dhuna dhe thyerja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. M., 38 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të B. M dhe klient E. K., sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë;

D. Sh., 32 vjeç, pasi nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. G., 50 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhi disa sende personale në mjetin e parkuar të shtetasit A. M.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. D., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L. H., 57 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.07.2021 09:27