Dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë janë kapur në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Procedimi ndaj tyre nisi menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, më 16.07.2026, të disa pamjeve filmike ku efektivët shfaqeshin duke kryer veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.
Të lidhura
None found
Në pranga përfunduan dy inspektorë të Patrullës së Përgjithshme, shtetasi D. B., 25 vjeç, dhe shtetasi E. K., 23 vjeç. Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas AMP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po kryhen veprime intensive hetimore për të dokumentuar përgjegjësinë penale të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Materialet procedurale i janë dorëzuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.
