Konventa e Bernës kërkon më shumë transparencë nga qeveria për projektet në Vjosë-Nartë

Me anë të një letre dërguar qeverisë shqiptare, Byroja e Konventës së Bernës ka ngritur shqetësime për mungesën e të dhënave të hollësishme mbi peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe projektet e parashikuara në këtë territor. Institucionit i kërkohet të paraqesë informacione plotësuese dhe analiza më të thelluara për ndikimin në mjedis.

Qëndrimi i Byrosë ndaj autoriteteve shqiptare është bërë më kritik për shkak të zhvillimeve turistike dhe infrastrukturore në Vjosë-Nartë, zonë e propozuar për t’u përfshirë në Rrjetin Emerald.

Të lidhura

None found

Letra e datës 15 korrik 2026, e cila u është adresuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatave mjedisore shqiptare, shpreh keqardhje për informacionin e pamjaftueshëm rreth projekteve. Byroja kërkon dorëzimin e një Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis që të përfshijë efektin e përbashkët të Aeroportit të Vlorës dhe të atyre që i përkufizon si projekte të reja të zhvillimit turistik. Këto të fundit duket se lidhen me planet për ndërtimin e resorteve me pesë ose më shumë yje në zonë.

Dokumenti është bërë publik nga EcoAlbania, e cila së bashku me PPNEA është regjistruar si palë ankuese në kërkesat e paraqitura pranë Konventës. Sipas tij, situata u shqyrtua nga Konventa e Bernës gjatë mbledhjes së qershorit, pas ankesave të organizatave mjedisore dhe sinjalizimeve shqetësuese të qytetarëve. Në letër vlerësohen si pezullimi i përkohshëm i punimeve, ashtu edhe zotimi i qeverisë për realizimin e një VNM-je të re dhe të thelluar.

Byroja bën të ditur se analizoi materialet e marra për projektet e reja turistike brenda zonës kandidate Emerald të Vjosë-Nartës. Ajo mirëpriti ndërprerjen e punimeve të ndërtimit në këtë territor dhe angazhimin e autoriteteve shqiptare për kryerjen e një Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis.

Megjithatë, në dokument kritikohet mungesa e transparencës nga institucionet shqiptare dhe theksohet se të dhënat e përcjella prej tyre nuk ishin të plota. Byroja shpreh keqardhje që autoritetet nuk paraqitën hollësi për zonën kandidate Emerald të Vjosë-Nartës dhe se ende nuk kanë dorëzuar një Formular të përditësuar të të Dhënave Standarde për zonat Emerald në Shqipëri.

Përfaqësuesit e Konventës kanë paralajmëruar se mënyra se si po veprojnë autoritetet shqiptare mund të krijojë rreziqe të ngjashme edhe për site të tjera kandidate Emerald në vend.

EcoAlbania e interpretoi letrën si një paralajmërim të fortë për Qeverinë Shqiptare përballë kërcënimeve të vazhdueshme ndaj sitit Emerald Vjosa-Nartë. Organizata njoftoi gjithashtu se Konventa ishte vënë në dijeni edhe për punimet që janë realizuar tashmë në këtë zonë.

Në deklaratën për shtyp të EcoAlbania, Drejtori Ekzekutiv Olsi Nika tha se qëndrimi i Konventës së Bernës ishte plotësisht i qartë. Sipas tij, Qeveria Shqiptare nuk mund t’i trajtojë detyrimet ndërkombëtare si çështje fakultative, ndërkohë që u mundëson investitorëve të zhvillojnë projekte brenda zonave të mbrojtura.

Nika theksoi më tej se Vjosa-Narta është një territor me pasuri natyrore të jashtëzakonshme dhe me njohje ndërkombëtare, dhe jo një hapësirë ndërtimi. Ai kërkoi që qeveria të mos përpiqet më t’u shmanget vendimeve të Konventës së Bernës, por të fillojë zbatimin e tyre.

Sekretariati i Konventës rikujton në letër edhe kërkesën e pazbatuar të Komitetit të Përhershëm të dhjetorit 2025. Ajo parashikonte pezullimin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës deri në hartimin e një VNM-je të re dhe të saktë, kusht që, sipas Konventës, ka lidhje të drejtpërdrejtë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Qeveria duhet të paraqesë deri më 15 gusht 2026 informacion të detajuar për lejet e miratuara dhe procedurat e ndjekura, si dhe harta që tregojnë mbivendosjen e projekteve zhvillimore me zonat e mbrojtura. Në shtator, Konventa do të vendosë nëse do të dërgojë në terren një mision vlerësues.


MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet