Trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e Kadri Veselit për lirimin e tij të përkohshëm.
Të lidhura
None found
Në vendimin e tij, trupi gjykues ka vlerësuar se periudha mesatare për shqyrtimin dhe përgatitjen e aktgjykimeve në tribunalet penale ndërkombëtare është 395.2 ditë. Sipas tij, po ndërmerren përpjekje që vendimi në këtë çështje të shpallet pa zvarritje.
“Trupi gjykues pranon se z. Veseli ndodhet në paraburgim prej një periudhe të konsiderueshme kohore dhe se gjykimi në këtë çështje ka qenë i gjatë. Siç ka theksuar edhe më parë, Trupi Gjykues po vepron me sa më shumë shpejtësi që është e mundur për ta nxjerrë aktgjykimin pa vonesa të panevojshme.
Trupi Gjykues vëren se koha mesatare e nevojshme për shqyrtimin dhe hartimin e aktgjykimeve në tribunalet penale ndërkombëtare dhe të ndërkombëtarizuara që kanë trajtuar çështje të kësaj natyre ka qenë 395.2 ditë. Gjithashtu, ai thekson se Gjykata Penale Ndërkombëtare ka vendosur si objektiv që aktgjykimet e shkallës së parë të jepen brenda 10 muajve nga data e deklaratave përmbyllëse”, thuhet në vendim.
Në kërkesën për lirim të përkohshëm, mbrojtja e Veselit ka ngritur edhe shqetësime familjare dhe emocionale, duke argumentuar se procedurat për vizitat e familjarëve në Hagë u marrin atyre kohë dhe u shkaktojnë shpenzime financiare.
