Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar sot takimin e parë me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, pas marrjes së detyrës.
Të lidhura
None found
Ai i falënderoi prokurorët për punën dhe angazhimin e tyre profesional, duke vënë në pah nevojën për bashkëpunim, koordinim dhe përkushtim të përbashkët gjatë ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese e ligjore.
Sipas Gashit, veprimtaria e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit duhet të mbështetet në profesionalizëm, integritet, efikasitet dhe llogaridhënie, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj sistemit prokurorial.
Në përmbyllje të takimit, Kryeprokurori Gashi shprehu gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjithë prokurorët. Ai theksoi se rezultatet e pritura në zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor të institucionit mund të arrihen vetëm përmes angazhimit të përbashkët, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
