“SPAK nuk do t’ja dijë për Teatrin”, Ngjela: Duhet të godasë korrupsionin e lartë shtetëror në dy krahët

Ambasadorët e SHBA dhe BE u shprehën sot optimistë për reformën në drejtësi.

Ndërsa institucionet e reja janë ngritur nuk është bërë shumë në drejtim të hetimit të çështjeve të rëndësishme si shembja e Teatrit Kombëtar, koncesionet apo krimi zgjedhor.

Avokati, Spartak Ngjela, thotë se SPAK nuk ka lidhje fare me këto çështje.

Sipas tij kjo strukturë e posaçme është ngritur për të hetuar korrupsionin e kryeministrave, ministrave e kryebashkiakëve.

Ngjela: Nuk janë gjë fare, nuk është ngritur për këto SPAK. SPAK është ngitur për korrupsionin e kryeministrave, ministrave, kryetarëve të bashkisë. As nuk do t’ja dijë fare për ato, këta të PD dëgjoni ju. Duhet të fillojë goditjen penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror të dy krahëve të politikës. Ka filluar majtas. Në nivel ministrash ende, por kryetarë bashkish po dhe ka filluar majtas, majtas duhet ta fillonte. Kjo është doktrina, fillon me pushtetin.

Për Rtv Ora, avokati thotë se reforma në drejtësi në Shqipëri është nevojë emergjente e perëndimit jo vetëm Shqipërisë, e NATO-s.

Ngjela: Dy ambasadorët e thanë se do të vendosin forcën e ligjit në Shqipëri, të gjithë të korruptuarit të fillojnë procesin penal. Nuk është vetëm kryebashkiaku i Lushnjes, është hapur procesi i Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit. Hetimi është shkencë, nuk është hetimi i Enver Hoxhës, aq më tepër që e drejton ekspertiza amerikane. Duhet të prisni shkencë jo arbitraritet.


Shtuar 23.07.2021 21:35