Sveçla kërkon reagim më aktiv nga Shqipëria ndaj deklaratave të Serbisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sveçla tha se pret një angazhim më të madh nga Shqipëria përballë këtyre qëndrimeve.

“Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë. Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë”, u shpreh ai.

Sipas ministrit në detyrë, Tirana duhet të ketë një qëndrim më konkret dhe më aktiv ndaj kësaj situate.

“Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e grupit të miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë. Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët”, deklaroi Sveçla.


Shtuar 16.07.2026 11:15

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet