Policia Rrugore e Fierit po vijon mbikëqyrjen dhe kontrollet në akset rrugore, duke përdorur teknologjinë për të evidentuar kryesisht mënyrën se si këmbësorët respektojnë rregullat në rrugët kryesore interurbane. Këto masa synojnë forcimin e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.
Krahas kontrolleve, vëmendje i është kushtuar edhe ndërgjegjësimit të këmbësorëve për rëndësinë jetike të kalimit nëpër nënkalime dhe mbikalime.
Të lidhura
None found
Për shkak të parametrave teknikë të këtyre rrugëve dhe shpejtësisë së lejuar, përplasjet mund të sjellin pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e tyre.
Ndaj këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit do të vijojë vendosja e masave administrative. Policia Rrugore e Fierit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes dhe ta kalojnë rrugën vetëm në mbikalimet apo vendkalimet e përcaktuara.
Kursimi i pak sekondave nuk mund të ketë më shumë vlerë se jeta dhe siguria. Parandalimi i aksidenteve varet drejtpërdrejt nga respektimi i rregullave, i cili mbetet përgjegjësi e përbashkët.
Siguria rrugore nis nga secili prej nesh.
